Dua Lipa përmend shpesh herë prejardhjen e saj, e duket se këtë ka bërë dhe këtë radhë. Teksa ishte e ftuar në podcastin KISS, Dua tha se njëri prej “trukeve magjike” që di të bëjë është të kërcejë me një gotë mbi kokë.
“Mund të kërcejë me një gotë mbi kokë, mund të vallëzoj plotësisht”, tha ajo.
Më tej, ajo u pyet se si e kishte zbuluar këtë talent sekret tek vetja e saj, dhe përgjigjja e Dua Lipës shtangu të gjithë.
“Nuk e di se si, por ndoshta pse jam shqiptare ose diçka e tillë”, u përgjigj këngëtarja shqiptare.
Dua Lipa është e njohur gjithashtu edhe për aftësinë e saj për të vallëzuar sidomos edhe për vallet tradicionale shqiptare. Kujtojmë se dy vjet më parë, u bë virale një moment i saj duke kërcyer në një resort në Shqipëri me muzikë tradicionale dhe në kokën e saj kishte vendosur një gotë.
SHIKONI foton më poshtë