Ndodh në Gjirokastër! Jaguari plot me drogë, Mini Cooperi bënte roje…

Njëri me Jaguar e tjetri me Mini Cooper, misioni në dukje ishte i thjeshtë. Thasët me drogë transportoheshin me Jaguarin. Fundja pakkujt mund t’i lindin dyshimet se në një mjet të tillë mund të gjendeshin thasë me kanabis. Mini Cooper-i kishte për detyrë të monitoronte rrugën. Një plan gati perfekt në fakt, që hasi vetëm me një problem: policinë e Gjirokastrës. Kjo e fundit kishte siguruar informacione nga inteligjenca policore se po tentohej që të trafikohej drogë. Kështu, autoritetet ndërmorën një operacion që e koduan “Matt”. Dy persona u vunë në pranga, një 50-vjeçar nga Saranda dhe 31-vjeçar nga Konispoli. Në makinën Jaguar, që drejtohej nga 50-vjeçari, policia gjeti 2 thasë me rreth 15.8 kilogramë kanabis.

“Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në vijim të punës intensive kundër veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet operacionale dhe me ato të qarkullimit rrugor, të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, finalizuan operacionin policor të koduar “Matt”. Gjatë operacionit u kapën në flagrancë dhe u vunë në pranga shtetasit Th. B., 50 vjeç, banues në fshatin Shënvasi, Sarandë dhe F. D., 31 vjeç, banues në Konispol. Në automjetin tip “Jaguar” që drejtonte 50-vjeçari, në urën e Kardhiqit, u gjetën 2 thasë me rreth 15.8 kilogramë cannabis sativa. Nga hetimet paraprake dyshohet se lënda narkotike po transportohej me qëllim trafikimin. Gjithashtu, u kap shtetasi F. D. që lëvizte me një automjet tip “Mini Cooper”, me të cilin monitoronte rrugën ku kalonte automjeti me lëndën narkotike, me qëllim shmangien e shërbimeve të Policisë”, tha policia e Gjirokastrës në një njoftim për mediat.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com