Ndodh edhe kjo/ Zjarrfikësi shqiptar iku të shuajë zjarret në Greqi, i kërkohet të paguajë 20 euro për analizat

Përballë një situate të pakëndshme janë gjendur pjesëtarët e zjarrfikësve nga Shqipëria, të cilët mbërritën të mërkurën më 2 tetor në Greqi për të ndihmuar për zjarrin e rënë në Xylokastro.

Ekspedita shqiptare, duke lëvizur drejt Korinthit nëpërmjet rrugës Olimpia, u ndal në VSM në lartësinë e Egjeut. Ndalesa e shkurtër për zjarrfikësit për të pushuar dhe për të furnizuar automjetet mori një kthesë të papritur kur një nga kolegët e tyre papritmas u ndje keq dhe thuhet se pësoi një konvulsion. Menjëherë është marrë vendimi për transferimin e tij në spitalin Aegio, shkruan Zougla.Aty, gjatë pranimit të tij, siç publikon “Peloponnisos”, nga një punonjësi i zyrës së trafikut i është kërkuar të paguajë shumën prej 20 eurosh, për të kryer analizat e nevojshme.

Kolegët e tij, me të dëgjuar kërkesën financiare në një moment kur njeriu i tyre ishte në rrezik, reaguan ashpër dhe protestuan, duke argumentuar ndër të tjera se është e papranueshme t’i kërkohet të paguajë një zjarrfikësi, i cili ka nevojë për ndihmë të menjëhershme, i cili në fakt është pjesëtar i një mision që u thirr me kërkesë, për ndihmë në projektin e shuarjes së zjarrit në Greqi.

Ata u qetësuan kur sipas informacioneve, një nga të pranishmit që po shikonte i habitur se çfarë po ndodhte me misionin shqiptar, mori iniciativën dhe pagoi 20 euro. “U turpërova, u bëmë një turp ndërkombëtar”, tha ai për “P”, një dëshmitar okular civil i incidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com