Ndjekje nga policia si nëpër filma në Shkodër, dyshimet pas arrestimit të dy të rinjve

M. Toma, 32 vjeç, dhe D. Simoni, 34 vjeç u arrestuan të mërkurën mbrëma në Shkodër pas një ndjekje nga policia. Sipas asaj që raporton gazetari Besar Bajraktaraj, dyshohet se dy të rinjtë ishin nisur për të vendosur një sasi tritoli, por u pikasën nga policia.

Autoritetet kanë parë motorin në një prej rrugëve të lagjes “Xhabije” në të cilën po lëviznin dy persona me kaskë mbrojtëse. Atyre u është bërë thirrje të ndalojnë, por drejtuesi i motorit i ka dhënë gaz dhe janë larguar.

Policia i është vënë më pas në ndjekje përmes rrugicave për 20 minuta. Ndalimi i tyre është bërë pranë varrezave të dëhsmorëve, në momentin kur motori u përplas.

Nga verifikimi i bluve rezultoi se targa e saj ishte e vjedhur dhe me numër shasie të ndryshuar.

“Pavarësisht se dyshimet e grupit hetimor janë se dy të rinjtë ishin nisur për vendosje tritoli, të cilin dyshohet se e kanë hedhur gjatë kohës që kanë qenë në ndjekje nga policia, lënda plasëse nuk është gjetur”, ka mësuar gazetari Besar Bajraktaraj.

Toma dhe Simoni kanë “kyçur gojën” gjatë marrjes në pyetje duke mos u treguar bashkëpunëtore. Deri më tani nuk dihet kush ishte shënjestër e tyre ndërsa hetimet në vijim pritet të zbardhin detaje më të plota.

Plani i dy të rinjve hedh dyshime pasi edhe pas kontrollit të dy makinave të tyre, ku u gjetën një bidon me benzinë, një silenciator dhe kokainë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com