Blogerja e njohur Sara Hoxha ka fituar simpatinë e ndjekësve të saj por mesa duket jo të të gjithëve. Sara është aktive në rrjete sociale ku ndan shpesh detaje nga përditshmëria, por një postim i fundit duket se nuk i ka pëlqyer një prej ndjekësve të saj të cilës i shkruan: “Ti ia hap vetë namin vetes sikur je me probleme mendore”.
Sara e ka ironizuar duke shkruar: “Qeka problem me vërte”.
Blogerja është përfolur për një kohë të gjatë për ndarjen nga reperi nga Kosova Ledri Vula. Nuk ka një zyrtarizim nga ana e tyre, nëse i kanë dhënë fund apo jo lidhjes së tyre.