Ndikimi rus/ Parlamenti Europian hetim për Instagram dhe Facebook, do verifikojë reklamat politike

Parlamenti Europian do të nisë një hetim për rrjetet sociale Instagram dhe Facebook. Vendimi që pritet të publikohet gjatë ditëve në vijim synon të verifikojë informacione për përdorimin e këtyre rrjeteve sociale për propagandë kundër Bashkimit Europian.

Mediat në Bruksel shkruajnë se komisionet e Parlamentit Europian kanë denoncuar disa javë më parë një fushatë diskriminues kundër institucioneve europiane. Sipas zyrtarëve të Brukselit, fushata rezulton se është financuar nga organizata pro ruse, të cilat kanë shfrytëzuar reklamat me pagesë që ofron Facebook dhe Instagram.

Me qëllim ndikimin në fushatën e zgjedhjeve europiane, në këto rrejte është shpërndarë në mënyrë masive propagandë pro ruse, e cila synon dëmtimin e institucioneve të BE.

Më herët, për këto dyshime zëdhënës të Kompanisë Meta që ka në pronësi Faceook kanë deklaruar se janë zbatuar të gjitha masat për të mos lejuar lajmet e rreme, por edhe për të mos dëmtuar lirinë e shprehjes./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com