Një 60-vjeçar është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij në Lushnjë.
Sipas policisë A. D., 60 vjeç dyshohet se ka humbur jetën pasi është asfiksuar nga një zjarr që kishte ndezur vet në tokën e tij.
Teksa në përpjekje për të shuar flakët që kanë dalë jashtë kontrollit, 60-vjeçari ka pësuar asfiksi çka i ka kushtuar edhe jetën.
Policia thotë se është ngritur një grup i posaçëm hetimor që po punon për dokumentimin ligjor të rastit.
Njoftimi i policisë:
Ditën e djeshme, në fshatin Krutje, Lushnjë, është gjetur nga familjarët e tij, pa shenja jete, shtetasi A. D., 60 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën pasi është asfiksuar në përpjekje për të shuar zjarrin që kishte ndezur në tokën e tij.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor të këtij rasti.