Ndërron jetë një grua në Vlorë, dyshimet e para

Trupi i pajetë i një gruaje, rreth 70 vjeçe, është gjetur në breg të detit pranë “Ujit të Ftohtë” në Vlorë pasditen e së mërkurës.

Policia bën të ditur se nga të dhënat e para, dyshohet se e moshuara mund të ketë pësuar arrest kardiak në det, shkruan A2 CNN.

“Sot, në lagjen “Uji i Ftohtë”, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak në det, dhe për pasojë ka humbur jetën, një shtetase ende e paidentifikuar rreth 70 vjeçe.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e shtetases që ka humbur jetën”, njofton policia.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com