Një i dënuar me vendim gjykate për “Kundërshtim i punonjësit të Policisë së Rendit Publik” ka ndërruar jetë ditën e sotme në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT).
përmes një njoftimi policia bëri me dije se shtetasi Namik Bexhet Paja, lindur më 5 janar 1951, banues në Berat. Ky shtetas ishte i dënuar me vendim gjykate për masën “shtrim i përkohshëm” për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të Policisë së Rendit Publik”.
Paja vuante nga disa probleme serioze shëndetësore, përfshirë: Çrregullim Bipolar Tip 1, insufiçiencë kardiake dhe Sindrom Iskemik i Zemrës, hipertension arterial (stad II-III), çrregullime psikotike, hernie umbilikale e diagnostikuar më herët.
“Gjatë qëndrimit të tij në institucion, shtetasi Paja është shtruar tri herë në Qendrën Shëndetësore të Burgut dhe është trajtuar me mjekimin e duhur për gjendjen e tij shëndetësore.
Ngjarja është raportuar menjëherë tek organet kompetente, përfshirë Prokurorinë, SHKBB dhe Policinë e Shtetit, të cilat po kryejnë veprimet procedurale në përputhje me ligjin”, thuhet në njoftim.