Gruaja më e vjetër e Japonisë ka ndërruar jetë sot në moshën 116-vjeçare. E lindur në vitin 1907, Fusa Tatsumi kishte tre fëmijë me burrin e saj.
“Tatsumi vdiq sot në moshën 116 vjeçare,” konfirmoi për AFP një këshilltar në qytetin Kashiwara të Osakës.
Japonia është vendi i dytë, pas Monakos, vendi me më shumë njëqindvjeçarë, përkatësisht më shumë se 47,000.
Fusa Tatsumi u bë banorja më e vjetër e arkipelagut pas vdekjes së Kane Tanaka vitin e kaluar në moshën 119-vjeçare.