Në mbledhjen e Komisionit Hetimor për të dhënat e TIMS, nënkryetari Toni Gogu propozoi në emër të anëtarëve të mazhorancës të miratohen kërkesat e ekspertëve për informacion. Pas propozimit Gogu kërkoi një pushim të shkurtër të mbledhjes.
“Votojmë sot çdo kërkesë për marrje informacioni. Por ju lutem mos sillni kulturën e asgjësimit të votës. Ne kërkojmë që të votojmë. Veprimtaria jonë duhet të mos ketë asnjë ves ligjor.
Ekspertët mbledhin informacion dhe i propozojnë komisionit një plan hetimor. Nuk mund të ketë vendime të njëanshme. Të miratojmë çdo kërkesë për informacion”, deklaroi Gogu.
Pas propozimit të nënkryetarit Toni Gogu se si mund të zgjidhej ngërçi i krijuar nga mbledhja e kaluar me vendimarrje të njëanshme dhe nuk kushtet kur nuk pati dakordësi nga opozita, anëtarët e PS u larguan nga mbledhja./m.j