Dje, të dashuruarit festuan Shën Valentinin. Rrjeti u bë “i kuq” dhe fotot e dhuratave e darkave surprizë nuk munguan.
Gjithashtu një vend të mirë në rrjet, si gjithmonë zunë edhe personazhet e famshëm që në këtë ditë nuk nguruan të publikojnë partnerët e tyre.
Mirëpo, kishte mungesa. Ky Shën Valentin gjeti të ndarë jo pak personazhe VIP, siç i shihni më poshtë.
Po e nisim ne Encën dhe partnerin e saj, si ndarja më e freskët. Në ditën e të dashurave,këngëtarja Enca dhe sinalje se është sërish single. “Uroj të gjeni dikë që ju do ashtu sikurse e meritoni të duheni!”, shkroi ajo.
Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaji janë padyshim kryefjala e momentit në mediat rozë. Çifti ka dhënë në heshtje të gjtiha konfirmimet për divorcin e tyre, por gjithsesi nuk kemi ende një reagim. Shën Valentinin nuk e festuan bashkë dhe për këtë u siguruan të njoftonin ndjekësit nëpërmjet Instagramit.
Një ndër ndarjet më të bujshme është ajo e Princ Lekës dhe Elia Zaharias. Pas muajsh aludime, Princ Leka dhe Elia Zaharia dolën me deklarata zyrtare për të njoftuar se po divorcohen pas 7 vitesh martesë.
Sara dhe Ledri, gjithashtu nuk kanë reaguar për ndarjen e tyre që bëri bujë. Por duket se nuk ka më nevojë për një konfirmim të ndarjes nga ana e tyre, pasi siç është kuptuar ata nuk po jetojnë më bashkë./vizionplus.tv
/f.s