Rikthimi i Gracianos në BBV mund të jetë bërë shkak për një krisje me partneren e tij, Argjira Spanca. Kjo e fundit nuk ka postuar më mesazhe mbështetëse në Instagram për balerinin përveç rastit të djeshëm pas rrëfimit të historisë së jetës së tij.
Nëna e Gracianos nga ana tjetër në një intervistë për “Fan Club” nuk ka pranuar të japë një përgjigje për ndarjen e tyre ndërsa theksoi se gëzon respekt për Argjirën.
Pjesë nga intervista:
Pyetja: Graciano i përlotur në BBV, si jeni ndjerë?
Mamaja e Gracianos: E kam parë atë moment më ka prekur shumë sepse di që ai është shumë i lidhur me ne, me mua personalisht, me motrën e tij dhe kjo gjë e bën që ta vrasë ndjenja që ka për në për familjen e tij.
Pyetja: Kanë qarkulluar disa lajme për një krisje mes Gracianos dhe Argjirës cili është komenti yt?
Mamaja e Gracianos: Nuk jam unë personi që të jap një mendim, ose një aprovim. Sepse Graciano ka hyrë për të luajtur në atë lojë dhe ka hyrë fuqishëm dhe pikësynimi kryesor është që ai të forcohet dhe të vazhdojë lojën e tij dhe pse jo të jetë fitues i asaj loje.
Pyetja: A të dha ndonjë mesazh Argjira para se të vije këtu, apo nuk është në dijeni?
Mamaja e Gracianos: Argjira e dinte që unë do hyja në shtëpinë e Big Brother Vip dhe më ka ndjekur. Respekti jonë është shumë i fortë ndaj njëra-tjetrës këtë dua të them. Kjo është gjëja kryesore që unë kam ndaj saj.