Ndalohet autori i vendosjes së tritolit në Vlorë. Publikohen pamjet kur shkon me biçikletë te lokali

Policia e Vlorës ka identifikuar dhe ndaluar autorin e vendosjes së tritolit në një lokal në Ujë të Ftohtë disa ditë më parë.

Autori është filmuar nga kamerat e sigurisë në rrugë teksa ai shkon me biçikletë për të vendosur eksplozivin në lokalin e 73-vjeçares R.B.

Ngjarja ka ndodhur më 8 Dhjetor në orën 05:50.

Autori i dyshuar, tashmë i ndaluar dhe nga policia, është një 28-vjeçar me dy identitete, B.S. alias B.M., banues në lagjen “Isa Boletini”. Ai është person me precedent penal në fushën e narkotikëve dhe të vjedhjes.

Gjatë aksionit policor, 28-vjeçarit iu sekuestruan edhe dy telefona celular, një biçikletë dhe veshjet e përdorura gjatë ngjarjes.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe ndalimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale, iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com