Ndalohet 55-vjeçari në Tiranë, nga Instagrami mashtroi 117 persona me disa foto

Policia e Tiranës ka ndaluar një 55-vjeçar i cili ka përfituar shuma parash me pretendimin për të ndihmuar një të mitur të sëmurë për kurimin e tij. Po ashtu janë proceduar në gjendje të lirë, dy persona të tjerë.

Policia thotë se 55-vjeçari Artur Karati ka kryer mashtrim kompjuterik nga një profil fals në rrjetin social Instagram. Ai ka përdorur fotografi të marra në internet të një të mituri të sëmurë.

Për këtë arsye ka përfituar shuma parash nga qytetarë të ndryshëm me pretendimin se do të përdoreshin për kurimin e të miturit.

“Nga veprimet paraprake janë dokumentuar me prova ligjore 117 transaksione bankare që janë kryer nga shtetas shqiptarë, të cilët janë mashtruar nga profili fals në Instagram”, njoftoi policia.

Ndërkohë autoritetet po punojnë për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com