Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për ndarje dhe shitje në doza të lëndëve narkotike në Shëngjin.
I arrestuari është Emiljano Bibi, banues në Durrës.
Gjatë kontrollit fizik, 26-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një qese me rreth 162 gramë lëndë narkotike kokainë, e cila dyshohet se ishte siguruar me qëllim ndarjen dhe shitjen në doza në Shëngjin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lezhë.
/a.r