Është ndarë nga jeta në Gjenevë Vittorio Emanuele i Savojës, i biri i Umberto II, mbretit të fundit të Italisë, dhe Maria Josè.
Më 12 shkurt do të bënte 87 vjeç. Lajmi u bë i ditur përmes një postimi nga “Shtëpia Mbretërore e Savojës”, ku thuhet: Lartmadhëria e tij, Vittorio Emanuele, Duka I Savoias dhe princi I Napolit u nda nga jeta mëngjesin e 3 shkurtit pranë familjes së tij në Gjenevë.
Vittorio Emanuele u caktua të pasonte të atin, Umberto II në fron por pas referendumit të vitit 1946, i cili sanksionoi fitoren e Republikës, jetoi në mërgim deri më 15 mars 2003. Në këtë vit u anulua dispozita XIII që ndalonte kthimin e pasardhësve meshkuj në Itali dhe Vittorio Emanuele u kthye në atdheun e tij pas 57 vjetësh. Ai ishte larguar tashmë nga Roma tre vjet para referendumit, së bashku me nënën e tij Maria Josè.
Martesa me ish kampione botërore të skive Marina Doria pa pëlqimin e të atit shkaktoi një konflit brenda në familje. Në 2006 u përfshi në një hetim dhe u arretsua me akuzën e lidhjes kriminale me qëllim në korrupsionin dhe falsifikimin dhe shfrytëzimin e prostitucionit. Një muaj pas ‘arrestit në shtëpi’ u lirua pasi faktet nuk qëndronin duke marrë shpërblim 40 mijë euro për gjashtë ditët e kaluara në burg para se të vendosej në arrest shtëpiak.
Në 1978 Vittorio Emanuele u hetua lidhur me vdekjen e një 19 vjeçari gjerman Dirk Hamer i cili u plagos rëndë batën e 17 – 18 gushtit të atij viti, ndërsa ishte duke fjetur në një varkë të miqve pranë ishullit Cavallo në Korsika. Pas një debati për varkën princi e qëlloi me pushkë në këmbë. I riu humbi jetën pas disa operacionesh. I gjykuar nga Gjykata e Assizes të Parisit, Vittorio Emanuele u lirua nga akuza për vrasje nga pakujdesia.
Por në vitin 2006 erdhi kthesa e bujshme. Në një përgjim mjedisor të urdhëruar nga Prokuroria në qelinë e burgut të Potenzës, ku princi ishte i mbyllur për hetimet lidhur me një kazino, Vittorio Emanuele u përgjua teksa i tregonte shokut të qelisë se ishte ai që qëlloi dhe 19 vjeçarin. Ndër të tjera mburrej se avokatët kishin arritur të mashtronte gjyqtarin francez, i cili tashmë ishte i pafajshëm, Vittorio Emanuele nuk mund të ndiqej më penalisht për krimin./m.j