Një ngjarje e rëndë ka pikëlluar familjen e motrave Ingrit dhe Inis Gjoni. Motra më e madhe e familjes, Ilda Gjoni ka ndërruar jetë në moshë të re pasi vuante nga një sëmundje e pashërueshme.
Lajmin e ka bërë me dije e bija, aktorja Ana Lika e cila ka bërë edhe një dedikim prekës në rrjetin social “instagram” për ndarjen nga jeta të së ëmës.
“Më këpute shpirtin moj mami. Dua të jetë një ëndërr e keqe. Nuk e di a ta thash dot mjaftushëm që të dua. Të mori Zoti në ditën më të shenjtë që ti të jesh ëngjelli jon.
Ne përgjithmonë”, kanë qenë këto fjalët e para publike të Anna Likës pasi u mësua se ka humbur nënën.