Alistair Darling, ish-kancelari i Thesarit i Britanisë gjatë krizës financiare të vitit 2008, ka vdekur në moshën 70-vjeçare pasi luftoi me kancerin, njoftoi familja e tij.
Ish-ministri, i cili ishte një anëtar i vjetër i qeverisë laburiste, vdiq pas një “qëndrimi të shkurtër” në një spital të Edinburgut.
Alistair Darling ishte ministër i financave në qeverinë laburiste të Gordon Brown midis 2007 dhe 2010, gjatë krizës financiare dhe recesionit pasues.
Udhëheqësi i laburistëve Keir Starmer nderoi sot një njeri “ekspertiza dhe integriteti i të cilit ndihmuan në qeverisjen” e vendit “mes trazirave të krizës financiare globale”.
Alistair Darling u zgjodh deputet në vitin 1987 dhe karriera e tij mori hov kur laburistët erdhën në pushtet në 1997. Ai ishte gjithashtu një nga drejtuesit e fushatës Jo në referendumin e 2014-ës për pavarësinë e Skocisë.