Ndahet nga jeta “babai” i Tiramisusë

I konsideruar si shpikësi i ëmbëlsirës së famshme, Tiramisu, pastiçieri italian Roberto Linguanotto, ka ndërruar jetë.

Linguanotto u bë i famshëm në vitet 1970 për ëmbëlsirat e tij në punishten në Treviso. Në fillim të viteve ’70, Roberto Linguanotto punonte në një restorant në qendër të Trevisos, ku ëmbëlsira u krijua si një variant i zabagliones klasike për burrat që frekuentonin një shtëpi publike aty pranë. Emri i parë i ëmbëlsirës ishte Tiramesù dhe më vonë u bë Tiramisu.

Linguanotto ka marrë gjithmonë meritat që e ka bërë këtë ëmbëlsirë bashkëkohore dhe popullore, deri në pikën që Tiramisuja është një nga ëmbëlsirat italiane më të njohura në të gjithë botën.

Për ndarjen nga jeta të “babait” të tiramisusë ka shprehur ngushëllimet edhe presidenti i Venetos, Luca Zaia.

Tiramisuja sot është një ekselencë kulinare e njohur në mbarë botën dhe merita për një sukses të tillë i takon edhe mjeshtërisë së tij si pastiçier dhe dëshirës së tij për të bërë delikatesën tonë unike dhe të paimitueshme veneciane”, tha ai.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com