Aleanca e partive të djathta populiste në Parlamentin Evropian, e quajtur Identiteti dhe Demokracia (ID), ka vendosur të dëbojë Alternativën për Gjermaninë (AfD), disa javë përpara zgjedhjeve për asamblenë.
“Grupi i Identitetit dhe Demokracisë në Parlamentin Evropian ka vendosur të përjashtojë delegacionin gjerman, AfD, me efekt të menjëhershëm”, thuhet në një deklaratë.
Vendimi vjen pas komenteve të bëra nga Maximilian Krah, kandidati kryesor i AfD-së në zgjedhje, për një gazetë italiane në fundjavë se Waffen SS dega luftarake e Partisë Naziste “nuk ishin të gjithë kriminelë”.
“Identiteti dhe Demokracia nuk dëshiron të lidhet më me incidentet që përfshijnë Maximilian Krah, kreun e AfD për zgjedhjet evropiane,” tha grupi në një deklaratë.
Krah, ndihmësi i të cilit është akuzuar për spiunazh për Kinën, tashmë i është dashur të japë dorëheqjen nga bordi drejtues i AfD dhe ka premtuar se nuk do të bëjë asnjë paraqitje të mëtejshme në fushatë.
Ky vendim pason komentin e kryetares së partisë së Rally Kombëtare Franceze (RN), Marine Le Pen, e cila u shpreh në fillim të javës se anëtarët e partisë së saj nuk do të ulen për bisedime më me anëtarët e AfD-së pas zgjedhjeve të 9 qershorit.
Në muajt e fundit, liderja franceze e ekstremit të djathtë Le Pen është distancuar vazhdimisht nga AfD, si pjesë e një përpjekjeje më të madhe për të transformuar imazhin e partisë së saj në vend për elektoratin francez.
AfD ka qenë shumë herë më lartë në sondazhe në Gjermani vitin e kaluar dhe gjithashtu shpreson të bëjë fitime të mëdha në zgjedhjet shtetërore në lindje të vendit në vjeshtë. Megjithatë, gjatë javëve të fundit popullariteti ka rënë pasi miliona gjermanë protestuan kundër qëndrimit të kësaj partie në Gjermani.
/a.r