Navalny shkroi autobiografi sekrete, teksti do të botohet më 22 Tetor

Gjatë qëndrimit në burg ish-lideri i opozitës Alexei Navalny shkruajti një autobiografi para se të vdiste, e cila do të publikohet këtë vit.

E veja e tij Yulia Navalnaya, ka zbuluar ekzistencën e një teksti që rrethi i tij i ngushtë e kishte mbajtur të fshehtë për vite me radhë. Në një postim në ‘X’ ajo shprehet se autobiografia mban titullin “Patriot” dhe është shkruar në vitin 2020 pasi ai ishte helmuar nga ajo që mjekët perëndimorë thanë se ishte një agjent nervor.

“Kjo nuk është aspak ashtu si e imagjinoja se Alexei do të shkruante diçka të tillë. Mendova se do të ishim në të 80-at dhe se ai do të ishte ulur në kompjuterin e tij pranë dritares dhe do të shkruante për jetën. Por gjërat dolën ashtu siç dolën. Në mënyrë të tmerrshme dhe shumë, shumë të padrejtë”, tha Navalnaya.

Libri do të publikohet në të paktën 11 gjuhë të ndryshme më 22 Tetor. Sipas Yulia, Navalny-t i pëlqente të kujtonte ngjarjet e jetës së tij si dhe të përshkruante fëmijërinë. Penguin Books UK e përshkroi librin si historinë e plotë të jetës së Navalny dhe një thirrje nxitëse për të vazhduar punën e palodhur të tij për të cilën ai sakrifikoi jetën.

Libri nuk ka gjasa të jetë i disponueshëm në vendlindjen e Navalny-t, ku autoritetet e shpallën të jashtëligjshme lëvizjen e tij si ekstremiste dhe akuzuan përkrahësit e tij si bashkëpunëtorë të mbështetur nga SHBA-ja për të nxitur revolucion.

Putin muajin e kaluar e quajti vdekjen e Navalny-t “të trishtueshme” dhe tha se ai ishte gati t’ia dorëzonte politikanin e burgosur Perëndimit në një shkëmbim të burgosurish, me kusht që të mos kthehej më në Rusi.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com