“NATO, sot më e fortë”/ Hasani në Estoni: Shqipëria, qëndrim të palëkundur në mbrojtje të Ukrainës

Shqipëria vazhdon të mbajë një qëndrim të qartë dhe të palëkundur në mbrojtje të integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës, në përputhje me qëndrimin e BE-së, NATO-s dhe SHBA-së.

Shefi  i diplomacisë shqiptare Igli Hasani e ritheksoi këtë qëndrim në konferencën ndërkombëtare “Lennart Meri” që u mbajt ne Estoni, ku  pjesëmarrës përmes teknologjisë ishte  edhe Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba.

Gjatë qëndrimit 24 orësh në kryeqytetin e Estonise, Ministri Hasani u prit nga kryeministrja Kallas, homologu i tij estonez si dhe drejtues të Komitetit për Politikën e Jashtme te cileve u  shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme ne rrugëtimin e Shqipërise drejt BE./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com