Naço: Jo amnisti për boshatisje burgjesh, por dënime alternative për vepra minore

Duhet të kemi një qasje tjetër dhe nuk duhet ta shikojmë këtë ligj as për të liruar burgjet dhe as për të frenuar institucionet për të zbatuar ligjet.

Kjo është pikëpamja për ligjin për “Amnistisë Penale” sipas Kryetar të Komisionit të Sigurisë, Nasip Naço, i cili duke folur në studio e “3D nga Alban Dudushi”, theksoi se duhet të ketë një qasje të re me këtë situatë të krijuar në sistemin  penitenciar.

Naço tha që në dënimet  deri në 5 vjeçare duhet të aplikohen më shumë dënimet alternative.

“Nga ky ligj, gjyqtarët prokurorët marrin një mesazh tjetër se si do ta bëjnë politikën penale. Ministri i drejtësisë thotë që ka mbi popullim të burgjeve ku thotë që ka 5900 të paraburgosur dhe të dënuar dhe nga këta 2116 janë të dënuar dhe pjesa tjetër janë në paraburgim”, tha Naço.

Sipas tij, këtu problemi ka të bëjë me paraburgimin dhe çështjet që janë në hetim ndaj thash që ka ekspansion policor , penal etj. Ka ardhur një moment për një qasja tjetër që o do të frenojnë Ministrinë e Brendshme si organ ligjzbatuese që ti lënë të gjitha veprat penale ose të vazhdojmë që ti inkurajojmë të gjitha institucionet zbatuese.

“Por edhe te SPAK nëse dënon një person me 5 vjet sigurisht që mund t’ja japi dhe më shërbim prove nëse do dënohet 20 vjet nuk do i shkoi askujt ndërmend që të japi dënim alternativë”, propozon Naço.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com