Komisariati i Policisë numër 4 në Tiranë njofton se ka arrestuar një person dhe ka shpallur në kërkim një tjetër.
Këta persona dyshohet se kanë vjedhur me dhunë portofolin e një shtetasi.
“Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor i koduar “Wallet”.
I vodhën me dhunë portofolin një shtetasi, identifikohen dy autorët e dyshuar. Ndalohet njëri prej tyre dhe vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit tjetër.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pasurisë dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve që kryejnë këto vepra penale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Ëallet”.
Si rezultat i tij u ndalua shtetasi P. S., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim, dhe vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit të tij, shtetasit E. H.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 10.08.2024, në rrugën “Xhanfize Keko”, i kanë vjedhur me dhunë portolfolin me shumën 1170 euro, një 39-vjeçari.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.