Kryetari i PD Lulzim Basha në konferencën për shtyp është përgjigjur dhe për mungesën në seancën plenare ku u votua për heqjen e imunitetit të Sali Berishës pas kërkesës së SPAK. Ai tha se shkak për mungesën ishte situata në të cilën ndodhej Kuvendi për shkak të kaosit të krijuar nga Rithemelimi, megjithatë nënvizoi se qëndrimi i PD u bë i qartë nga Enkelejd Alibeaj në mbledhjen e këshillit të mandateve ku dhe doli me një raport përmes të cilin rekomandonte heqjen e imunitetit.
“Vendimi i Pd është i qartë. Ne prej fillimit kemi thënë se për këdo që kërkohet heqja e imunitetit do të votojmë. Alibeaj bëri të qartë vendimin e PD në mbledhjen e komisionit të mandateve. Ne do ishim në parlament por ka kohë që parlamenti nuk funksionon si i tillë.
Në atë ditë parlamenti ka qenë në gjendjen e vetë më të rënduar… Kishim një grup njerëzish që krijuan tym dhe nga ana tjetër ujkun që e përdorte këtë tym. Po ju kujtoj edhe njëherë iniciativën tonë për heqjen e imunitetit të çdo deputeti”, tha Basha./m.j