Mungoi në Konferencën e Kryetarëve, reagon e indinjuar Flutura Açka: Kjo është e papranueshme

Deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka tha se nuk është lajmëruar në asnjë formë dhe në asnjë mënyrë që ditën e sotme do të zhvillohej mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.

Me anë të një statusi të publikuar në Facebook, Açka i drejtohet ashpër krye parlamentares Lindita Nikola, duke thënë se është e papranueshme që nga një “batalionë me sekretarë, që u fshijnë edhe këpucët”, askush nuk i bëri një telefonatë zyrtare për ta njoftuar për mbledhjen.

Ajo shkruan gjithashtu se tashmë të gjithë demokratët dhe të gjithë shqiptarët e kanë të qartë se si dhe me kë opozitar bashkëpunon Edi Rama.

Kujtojmë se në mbledhjen e konferencës së kryetarëve të mbajtur këtë të enjte Jorida Tabaku ishte e vetmja opozitare pjesëmarrëse.

Reagimi në Facebook i deputetes Flutura Açka

“Zonja Nikolla,

Unë nuk jam njoftuar në ASNJË formë e mënyrë që sot Kuvendi ka:

Konferencën e Kryetarëve

Kjo është e papranueshme, zonja Nikolla! Keni një batalion me sekretarë që ju fshijnë edhe këpucët, dhe nuk kanë kohë për një telefonatë zyrtare.

Të paktën demokratët, por edhe shqiptarët, i kanë shumë qartë bashkëpunimin tuaj më KË opozitar dhe SI bashkëpunon Edi Rama”,-shkruan Flutura Açka.

Megjithatë gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha ka bërë me dije se zonja Flutura Açka ka qenë e ftuar në Konferencën e krytarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com