Mungesa e “kujdesit shëndetësor’ për kafshët, largohen në emigracion edhe veterinerët

Emigrimi ka prekur edhe mjekët veterinerë.

Sipas presidentit të urdhrit të mjekëve veterinar Ervin Resuli, emigrimi ka krijuar boshllëqe në ofrimin e shërbimeve për kafshët.

“Mesatarisht fakultetit i Mjekësisë Veterinare diplomon rreth 60 veterinerë nga të cilat gati gjysma e tyre emigrojnë drejt vendeve të Bashkimi Europian. Rreth 30 veterinerë të rinj çdo vit largohen në një nga vendet e Bashkimi Europian për tu punësuar”

“Në fakt niveli i pagave në shërbimin veterinar, atë shtetëror por edhe të ardhurat  në sektorin privat nuk janë të mjaftueshme për të përballuar jetesën. Mos të harrojmë që mjeku veterinar nuk punon vetëm për të përballuar nevojat familjare, por do të duhet të paguajë edhe kualifikimet e tij të ndryshme”.

Resuli thotë se mjeku veteriner ndryshe nga mjekët e spitaleve duhet të shkojnë në terren, për t’u kujdesur për kafshët, ndërsa kostoja e vështirësive të punës së tyre nuk është llogaritur asnjëherë. E ndërsa Shqipëria po vajton për mungesën e mjekëve, ekonomia dhe më konkretisht bujqësia po vajton për mungesën e veterinerëve.

Sipas Resulit zonat rurale po vuajnë më shumë mungesën e veterinerëve, pasi edhe ata pak veterinerë që kanë mbetur zgjedhin të punojnë në klinika private në qytet.

Në këtë situatë, mungesa e një vizioni për të përgatitur profesionistët sipas nevojave të tregut, ku zhvilluar bujqësinë dhe blegtoria

“Qasja ndaj trendit të ri që janë kafshët e shoqërimit në zonat urbane, pra veterinerët e gjejnë veten duke punuar në klinika veterinare edhe jo në ferma blegtorale. Veterinerët e zonave rurale apo siç quhen ndryshe veterinerët e kafshëve bujqësore të jenë më të pakët në numër dhe shërbimi në zonat rurale sidomos në zonat më të thella të jetë pothuajse u munguar në disa raste dhe kjo ka bërë që të jetë një lloj alarmi për në për të marrë masa dhe si mund t’i stimulojmë ne veterinerët e rinj që të kthehen në zonat rurale”, thekson Resuli.

Në total në Shqipëri janë rreth 1220 mjekë veterinerë, për të mbuluar nevojat në vendin tonë duhen minimalisht gati dyfishi i tyre dhe nëse ka ndonjë plan për të zhvilluar tregun ndoshta duhen edhe 4 deri në 5 mijë veterinerë.  Por zhvillimi i një sektori kërkon që të hidhen hap sot, në përgatitjen e profesionistëve, për të marrë frytet nesër. Është kjo arsyeja, pse sektorët e ekonomisë sonë mbeten pas vendeve të tjera, sepse për zhvillimin e tyre mungon vizioni i duhur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com