Mundësi të reja për bizneset ndërkombëtare përmes zhvillimit të lartë

Fokusi i Kinës në zhvillimin e forcave të reja prodhuese dhe nxitjen e cilësisë së lartë, do të krijojë mundësi të mëdha për bizneset vendase dhe të huaja, dhe do t’i japë një shtysë rimëkëmbjes e rritjes ekonomike globale, sipas planifikuesit më të lartë ekonomik të vendit.
Kina do të ndërmarrë hapa të forta për përshpejtimin e forcave të reja prodhuese, për nxitjen e inovacionin industrial nëpërmjet inovacionit teknologjik, për përmirësimin e industrive tradicionale dhe atyre në rritje – tha Zheng Shanji, Kreu i Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës, në Forumin e Zhvillimit të Kinës 2024, që filloi të dielën në Pekin.

Vendi do të integrojë teknologjitë dixhitale në sektorin e ekonomisë reale, dhe prodhimin e përparuar me industrinë moderne të shërbimeve. Gjithashtu do të nxisë fusha të reja zhvillimi si bioprodhimin, fluturimet hapësinore tregtare, materialet e reja dhe ekonomitë e ulta – tha Zheng.
Do bëhen më shumë përpjekje për të nxitur industritë e orientuara drejt së ardhmes, për të hapur fusha të reja si teknologjia kuantike dhe shkencat e jetës dhe nismën e “inteligjencës artificiale (AI) plus” – tha ai

Forumi dy-ditor i këtij viti, ka tërhequr më shumë se 110 pjesëmarrës, duke përfshirë drejtues nga Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), drejtues të lartë të korporatave dhe studiues kryesorë.
Me një paketë gjithëpërfshirëse reformash pro-tregut, Kina mund të rritet dukshëm më shpejt – tha të dielën Drejtoresha Menaxhuese e FMN-së, Kristalina Georgieva.
Axhenda e këtij vitit përfshin tetë fusha kryesore, si neutralitetin e karbonit, inteligjencën artificiale, kujdesin shëndetësor dhe transformimin dixhital, duke demonstruar potencialin e gjerë për zhvillimin e ardhshëm të Kinës, shkruan CMG

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com