Mundësi për rritjen e shkëmbimeve turistike, Kina fton ekspertët, biznesmenët dhe studiuesit shqiptarë

Grupi Mediatik i Kinë ftoi një grup ekspertësh shqiptarë të ekonomisë, sipërmarrësish dhe studiuesish të analizonin rreth objektivave të rritjes ekonomike prej 5% të qeverisë kineze për vitin 2024, hapjes së vendit ndaj investimeve të huaja etj. Ndërkohë, ata, duke iu referuar shtimit të shkëmbimeve midis Shqipërisë dhe Kinës, u shprehën optimistë për mundësi të shumta bashkëpunimi dypalëshe. Ndër të tjera ata vlerësojnë se turizmi është një fushë me interes shkëmbimesh që pritet të rritet, por dhe furnizimi i tregut shqiptar me automjete elektrike kineze

Albert Rakipi kryetar i Institutit të Studimeve Ndërkombëtare, lidhur me marrëdhëniet e pritshme midis Shqipërisë dhe Kinës në vitin 2024, theksoi se “është një moment i mire historik sepse këtë vit mbushen 75 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike dhe bashkëpunimit me Kinën. Është një moment i mire për të reflektuar nga qeveria shqiptare që duhet të aplikojë një qasje më kreative kur është fjala për marrëdhëniet ekonomike me Kinën.

Duke iu referuar të dhënave të Byrosë Kombëtare të Statistikave të Kinës, eksperti Enriko Ceko tha se “PBB-ja e Kinës është 5.2% , por çfarë ka përtej këtij prodhimi? Të ardhurat për person janë rritur në 5.7% dhe nga ana tjetër dhe produktiviteti për punëtorë është rritur në më shumë se 5.5-6% në varësi të sektorit. Kjo rritje e qëndrueshme ekonomike vërtet është në shifra relative 5.2% , por në shifra absolute është disa herë më e madhe se rritja ekonomike e Kinës në shifrën 10 % para 10 vjetëve”.

Zak Topuzi, Kryetar i Degës së Hotelerisë, Shoqata Shqiptare e Turizmit shprehu optimizëm për rritjen e numrit të turistëve kinezë në Shqipëri këtë vit. Ai nënvizon se “ parashikohet që gjatë viteve në vijim, numri i vizitorëve nga tregjet e mëdha si Kina, vendet e Gjirit Persik, etj., do të rritej me shumë në Ballkan.

Kina është një treg i rëndësishëm për shqiptarët, qofte edhe për vizitat e rëndësishme turistike”, tha ai.

Sipërmarrësi shqiptar Ilirjan Koxhioni, CEO i Euroasia Group theksoi perspektivën e shkëmbimeve tregtare midis Shqipërisë dhe Kinës.

Lidhur me marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare midis Shqipërisë dhe Kinës, Koxhioni tha se “Rritja ekonomike e Kinës nuk është vetëm për grupime globale, por edhe për vende në nivele të veçanta, si, p.sh., në rastin e Shqipërisë.

Sipas tij, “Potenciali i marrëdhënieve Shqipëri – Kinë është jashtëzakonisht premtues. Kina është burimi i tretë më i madh i importeve të Shqipërisë.

Eksperti i ekonomisë Bardhi Sejdarasi, bëri të ditur se “Brenda këtij muaji do të kemi një sesion në Shqipëri që lidhet me panairet më të mëdha në botë, ku një pjesë e madhe e bizneseve shqiptare që kanë dëshirë të marrin informacion nga Panairi i Kantonit do të jenë pjesë e një bashkëbisedimi virtual midis rreth 60 kompanive shqiptare, të cilat kërkojnë partnerë në Kinë”.

Gazetari i njohur, njëherësh ekspert i ekonomisë Fatos Çoçoli në një analizë më 5 mars, komenton: “Të gjithë analistët, si ata vendas dhe të huaj, bashkohen në konstatimin e tyre, se në ekonominë e dytë më të madhe të botës, për vitin 2023 u shtua ndjeshëm konsumi. Qeveria kineze ka kërkuar të nxisë prodhimin, përmes implementimit të teknologjisë së lartë në të gjithë sektorët prodhues dhe po synon vetë-mjaftueshmërinë teknologjike. Ajo ka në objektiv një rritje më të qëndrueshme të ekonomisë së vendit, të mbështetur nga shërbimet ndaj konsumatorit dhe produktet e teknologjisë së lartë dhe të inteligjencës artificiale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com