Muftiu i Beogradit reagon për “shtetin bektashi” të Ramës: Nuk ka për ta njohur njeri! Arsyeja pse e bën

Presidenti i Asamblesë Supreme të Islamistëve të Serbisë, muftiu i Beogradit Muhamed Jusufspahic ka reaguar ndaj planeve të kryeministrit Edi Rama për themelimin e një shteti sovran bektashi në zemër të Tiranës.

Jusufspahic, i cili aktualisht është ambasador i Serbisë në Arabinë Saudite, thotë se bektashinjtë nuk janë myslimanë, dhe këtë e dëshmon mënyra e tyre të jetesës. Ata janë një sket, sipas tij, të themeluar në Turqinë e viteve 1300 dhe besojnë te Aliu, kushëriri i Profetit Muhamed.

Ai ka thënë se nuk e di numrin e saktë të bektashinjve, por beson se në rajon, ata shkojnë te mbi 1 milionë.

Sipas tij, Rama e bën këtë për të forcuar “pan-shqiptarizmin”. Jusufspahic thotë se shtetet nuk kanë për ta njohur këtë mënishtet të bektashinjve, por shton se “gjithçka mund të ndodhë”, sidomos në këtë kohë kur vendet arabe po tregojnë më shumë mbështetje për myslimanët, nisur edhe nga vuajtjet që po kalojnë palestinezët në Gaza.

Kujtojmë se ky mufti njihet për deklaratat e tij ekstremiste. Ai më herët ka deklaruar se “Kosova është djep i Serbisë” dhe se “serbët nuk janë shtet gjenocidial”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com