MPJ-ja: Do të zhvillohet takimi i liderëve Kinë-Francë-BE gjatë vizitës së Xi Jinping në Francë

Zëdhënësi i MPJ-së kineze Lin Jian u shpreh që, gjatë vizitës së kryetarit të shtetit të Kinës Xi Jinping në Francë, do të zhvillohet takimi i liderëve Kinë-Francë-BE, ku do të marrin pjesë presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryetarja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen

“Kina është e gatshme që, bashkë me Francën dhe BE-në, me rastin e takimit të liderëve Kinë-Francë-BE, të shtojë më tej natyrën strategjike, të qëndrueshme, konstruktive dhe me përfitim të ndërsjelltë të marrëdhënieve Kinë-BE, t’i nxitë marrëdhëniet Kinë-BE të zhvillohen në mënyrë të qëndrueshme e të vazhdueshme dhe të japë kontribut pozitiv për zhvillimin e Kinës e të BE-së, si edhe për paqen botërore,” u shpreh zëdhënësi.
Sipas tij, Kina dhe BE kanë rinisur plotësisht shkëmbimet në të gjitha nivelet dhe kanë aktivizuar plotësisht dialogun e bashkëpunimin në fusha të ndryshme.

Marrëdhëniet Kinë-BE kanë treguar një vrull të mirë qëndrueshmërie dhe zhvillimi, gjë që është në përputhje me interesat e të dyja palëve dhe me shpresën e përbashkët të komunitetit ndërkombëtar. Marrëdhëniet Kinë-BE kanë rëndësi strategjike e ndikim global dhe janë të lidhura me paqen, qëndrueshmërinë dhe lulëzimin e botës, u shpreh Lin. Ai shtoi që, në një situatë ndërkombëtare në ndryshim dhe të trazuar, Kina dhe BE-ja duhet të shtojnë mirëkuptimin e ndërsjellë, të fokusohen te bashkëpunimi, të tejkalojnë vështirësitë e ndërhyrjet, të menaxhojnë mirë mosmarrëveshjet dhe të përballojnë bashkërisht sfidat globale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com