Mozzik zbulon detaje nga albumi i ri: Shpirti jem ka fol më së shumti

Reperi Mozzik ka bërë publike coverin e albumit të tij më të ri që do të hidhet në treg këtë vit. Ai ka bërë të ditur se pjesë e këtij albumi do të jenë 20 këngë, ku secila do të jetë ndryshe nga tjetra. Mozzik ka thënë se ky album i ka marrë shumë kohë por që ia ka vlejtur.

“1 vit punë intensive qe realisht ka qenë e lodhshme shumë , më ka marrë kohë shumë por ia ka vlejtë qdo ditë e natë. Energjia ime ka folë më së shumti këtë herë , shpirti jem ka folë më shumti këtu , truni jem ka pëshpëritë më shumti këtë herë. Emocion,dhimbje,mërzi,gëzim e dashuri e një mix emocionesh janë derdhur në këtë album .
Plot 20 këngë e ku secila është perlë në vete, secila është ndryshe nga tjetra .

Ky është coveri , datën e lansimit dhe listën e këngëve do e zbulojmë në ditët në vijim. E normal normal që ka me pas surpriza e gjëra që nuk jan bërë asnjëherë më parë“, ka shkruar reperi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com