Reperi i njohur kosovar, Gramoz Aliu, i njohur ndryshe me emrin Mozzik, ka shkuar në Hagë. Lajmin e ka bërë të ditur ai vetë, përmes një postimi në rrjetet sociale. Këngëtari thotë se ka takuar disa nga krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë.
Mozzik shlruan se “krerët e UÇK-së që dikur morën armët për të çliruar Kosovën, sot po e paguajnë shtrenjtë çmimin e lirisë”.
“Vizita në burg te Kadri Veseli është një rrugë pikëlluese në një peisazh të errët, ku drita e lirisë shuhet në prangat e mbylljes.
Në këtë vend të ndaluar, emocionet e humbjes dhe shpresës përplasen në një përjetim të thellë të vuajtjes së njeriut, duke përforcuar nevojën për drejtësi dhe për një të ardhme më të ndritshme.
Vallai Kadria o burrë amo burrë burrë ata që e njofin e njofin. Disa djem atëherë me disa armë që morën rrugën për me çliru Kosovën, po rrinë në burg.
Po e paguajnë shumë shtrenjtë çmimin e lirisë. E dhimbshme, e trishtë se në çfarë horizonte është lakuar lufta e pastërt e UÇk-së.
Lutem që rinia,brezi i ri të informohet me historinë e shtetit tonë më shumë , me luftën me lirinë dhe me gjithçka që po kalojmë. Biseduam shumë gjëra frymëzuese e besa edhe qeshëm shumë së bashku.
Të fala keni të gjithë !
Zoti iu dhashtë shëndet e forcë ta mbroni këtë rrugëtim të lirisë të shtetit tonë Kosovë.”-shkruan Mozzik krah fotos që ka shpërndarë në rrjetet sociale.