Policia keniane qëlloi drejtpërdrejt mbi demonstruesit në Nairobi të martën, ndërsa zemërimi u rrit kundër një projektligji të diskutueshëm financiar që ka ngjallur protesta të gjera.
Një ekip i CNN ishte dëshmitar i skenave të dhunshme gjatë protestave ku pati dhe viktima. Ligjvënësit kenianë që ishin në ndërtesën e parlamentit u arratisën përmes një kanali nëntokësor, njoftoi NTV Kenya.
Motrës së ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, Auma Obama, iu hodh gaz lotsjellës nga policia gjatë një interviste me CNN drejtpërdrejt në transmetim, teksa protestonte kundër projektligjit.
“Unë nuk mund të shoh më, ne po na hedhin gaz lotsjellës.
Unë jam këtu sepse shikoni se çfarë po ndodh. Të rinjtë kenianë po demonstrojnë për të drejtat e tyre. Ata po demonstrojnë me flamuj dhe pankarta”, tha Obama.
Kenia është në kontrollin e protestave mbarëkombëtare kundër rritjes së propozuar të taksave. Presidenti William Ruto ka thënë se dëshiron të ketë dialog me protestuesit.
Megjithatë, forcat e sigurisë janë akuzuar për rrëmbimin e personave të njohur, veçanërisht atyre që kanë ndjekës të shumtë në mediat sociale. Amnesty International Kenya thotë se po heton vendndodhjen e të paktën 12 personave që u rrëmbyen në mes të natës përpara protestave të planifikuara të së martës. Lista përfshin blogerë, mjekë dhe një punonjës parlamentar./m.j