Një automjet ka humbur drejtimin e lëvizjes dhe për pasojë është përmbysur në afërsi të qytetit të Prrenjasit rreth orës 15:15 të kësaj të diele.
Fatmirësisht automjeti ka dalë jashtë rrugës, me një pjesë të kodrës anash saj në dalje të fshatit Pishkash, ndërsa në anën tjetër tē rrugës ështē hummerë.
Si rezultat i aksidentit, automjeti ështē shkatërruar pjesërisht , ndërkohë që dëmtimet fizike për drejtuesin e automjetit dhe personave që udhëtonin me të kanë qenë të lehta.
Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë moti me reshje të dendura, të cilat e kanë vështirësuar qarkullimin në këtë aks të rrugës kombëtare.