Orët e para të mëngjesit do të jenë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta ku më të theksuara do të jenë në skajin verior të vendit duke rrezikuar reshje të izoluara shiu e dëbore por duke filluar që nga mesdita dhe në vijim pritet përmirësim i dukshëm i situatës së atmosferike në të gjithë Shqipërinë duke ri-kthyer motin e kthjellët dhe vranësirat e lehta e kalimtare.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 1°C më e ulëta deri në 17°C më e larta në rang vendi.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h në sipërfaqen e tokës dhe mbi 40 në det të hapur me drejtim, verior dhe veriperëndimor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.