Moska: Ukrainasit shkatërruan urën në Kursk me raketa amerikane “HIMARS”

Ukraina mund të ketë përdorur raketa të furnizuara nga SHBA për të shkatërruar dy ura kryesore në rajonin Kursk të Rusisë në lumin Seym. Ky është pretendimi i Kremlinit, me zëdhënësen e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova që përmes Telegramit tha se “për herë të parë, rajoni i Kursk u godit nga raketahedhës të prodhimit perëndimor”.

Moska pretendon se raketat e lëshuara mbi Kursk janë goditur me shumë gjasa nga sistemi amerikan “HIMARS”.

“Si rezultat i sulmit në urën mbi lumin Shem në rajonin e Glushkovës, ajo u shkatërrua plotësisht dhe vullnetarë që ndihmonin popullatën civile u vranë”, thotë më tej Zakharova.

Shtetet e Bashkuara , të cilat kanë thënë se nuk mund të lejojnë Vladimir Putin të fitojë luftën që nisi në shkurt 2022, deri më tani e kanë parë ofensivën ushtarake të Ukrainës si një “lëvizje mbrojtëse” që justifikon përdorimin e armatimit amerikan.

Ukrainasit në krahun tjetër pretendojnë se avancimi i befasishëm në zonat kufitare ruse synon të bindë Moskën që t’i bashkohet bisedimeve “të drejta” për luftën në Ukrainë, ndërsa forcat ruse po afrohen në qytetin strategjik të Pokrovsk në rajonin e Donetskut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com