“Mosbindja” e opozitës, shoqërohen nga policia mbi 40 persona për bllokimin e rrugëve dhe përplasjet me efektivët

Pak pas mbylljes së protestës së Partisë Demokratike, e cila paralizoi sot kryeqytetin duke bllokuar pesë nyje kyçe të qarkullimit, mësohet se në komisariatet e Tiranës janë shoqëruar 44 persona.

Gazetarja e A2 CNN, Xhensila Kodra raporton se 18 të shoqëruar janë tek Komisariati Nr. 1, 5 persona të tjerë janë dërguar tek Komisariati Nr. 3 dhe 21 nga pjesëmarrësit në protestë ndodhen te Komisariati Nr. 6.

Opozita bllokoi për tre orë aksin rrugor përpara Bashkisë së Tiranës, Rrugën e Elbasanit, Sheshin Willson, Zogun e Zi dhe Pallatin me Shigjeta.

Protesta u shoqërua sakaq me tensione dhe përplasje me policinë, me forcat e rendit që përdorën gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë grumbullimet te Bashkia e Tiranës dhe sheshi Willson.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com