Pas mbylljes së tubimit nga ana e opozitës, shtatë persona janë shoqëruar nga policia nën akuzë për pengim të lëvizjes dhe kundërshtim të forcave të rendit.
Kujtojmë se protesta është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes policisë dhe protestuesve, ku disa prej qytetarëve u transportuan drejt spitalit për ndihmë mjekësore.
Protesta nisi në orën 17:00 dhe përfundoi në orën 20:00, me moton “O sot, o kurrë”.
Organizatorët u shpërndanë me mbështetësit e tyre në disa pika kyçe të kryeqytetit, përfshirë Bashkinë e Tiranës, Rrethrrotullimi i “Zogut të Zi”, “Rruga e Elbasanit”, “Sheshi Uillson” dhe “Pallati me Shigjeta”, duke “paralizuar” qarkullimin e automjeteve.
/a.r