Deputeti demokrat, Dashnor Sula ka tentuar ‘të hipë’ sipër punonjësve të Gardës për t’u futur brenda në sallën e Kuvendi.
Por punonjësit nuk e kanë lejuar të kalojë, ndërsa janë dëgjuar thyerje xhamash pas shkelmimit të derës së Kuvendit nga deputetët e opozitës.
“Të provokojnë në këtë farë feje sa nuk di cfarë ti bësh. Ti hipësh sipër edhe prapë nuk të lënë. Këta duan vetëm një parlament. Të qeverisë PS, se janë mësuar 45 vjet. Mos u ngopshin, farë qeni”, tha Dashnor Sula, drejtuar mediave.