Kanë dalë nga ambientet e gjykatës së shkallës së parë të Vlorës dy të arrestuarit pas vrasjes së Eraldo Nevruzut në Dhërmi të cilët ndihmuan Gerald Shehun për të fshehur ngjarjen.
Në dalje të furgonit të policisë, familjarë të Daniel Qoses dhe David Lartit të ardhur nga Korça, kanë pritur mes lotësh dhe përshëndetur nga jashtë djemtë që ndodheshin në makinën e policisë për t’i çuar në paraburgim.
Ndërkohë avokatja e njërit prej të arrestuarve, Besa Begaj shprehet se sot ishte seanca për njohje të masës së sigurisë, arrest në burg dhe gjykata të pranojë kërkesën e prokurorisë, çështjet e tjera i përkasin hetimeve të mëtejshme.
/a.r