Mori pjesë në mbi 200 procedura tenderi me dokumente fiktive, Prokuroria e Tiranës kërkon arrestimin e biznesmenit

Prokuroria e Tiranës ditën e djeshme ka kërkuar arrestimin e shtetasit me iniciale E.M., pasi dyshohet se mori përsipër të trajtojë mbetjet spitalore me dokumente false dhe pa pajisje. Me anë të një njoftimi, Prokuroria sqaron se ky person ka marrë pjesë në mbi 200 procedura tenderi për asgjësim mbetjesh spitalore, prej vitit 2016 e në vijim, duke dorëzuar dokumentacion të rremë.

“Personi në hetim, pretendonte se kishte kapacitete për grumbullimin dhe trajtimin e mbetjeve spitalore duke i kthyer ato nga të dëmshme në të padëmshme por nga hetimi rezultoi se i mungonin pajisjet për ta realizuar një gjë të tillë”, sqaron prokuroria. Deri në këtë fazë të hetimeve, rezultoi e provuar se shtetasi E.M., në bashkëpunimin me shtetasin E.Sh, kanë përpiluar akte të rreme prej vitit 2015 e në vijim, duke pasqyruar në kërkesat e tyre drejtuar AKM-së, nëpërmjet QKB-së, si dhe raporteve të vet monitorimit periodike, në funksion të Lejes së Tipit B, një pajisje të tipit Econos Tsc 150, e cila në fakt është instaluar pas muajit Janar të vitit 2024. “Personi juridik, është inspektuar nga punonjësit shtetëror I.B, dhe K.A, por është mbuluar nga këta të fundit për mungesën e pajisjes Econos Tsc 150.

Po kështu, edhe inspektorët shtetërorë J.Sh, E.P, A.M, N.D, A.K, B.L, kanë mbuluar veprimtarinë reale të personit juridik, duke mos raportuar pika shkarkimi në ajër dhe tokë të pajisjes Mangazini, të identifikuar nga Ing G.T, në historik, si dhe duke mos raportuar se në vend të ushtrimit të aktivitetit, gjendet i instaluar vetëm një incerenator. Rezulton e provuar se pasija Econos TSC 150, e këqyrur nga oficerët e policisë gjyqësore, është importuar, në datën 22.01.2024, nga personi juridik ndryshe nga sa ka deklaruar personin nën hetim E.M, se pajisjen Econs TSC 150 e ka importuar dhe instaluar në vitin 2016. Në këto kushte ngrihen dyshime se me mungesën e pajisjes Econos Tsc 150, dhe mungesën e një prej inceneratorëve, personi juridik, të mos ketë pasur aftësi të përmbushë objektin e kontratave të lidhura me palë të treta për trajtimin e mbetjeve spitalore.”, sqaron policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com