Në seancën e sotme plenare u votua dekreti i presidentit Bajram Begaj për emërimin e Blendi Gonxhjes në krye të një ministrie të re, përgjegjëse për tre sektorë, për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin. Po ashtu, në seancën e sotme u votua dhe emërimi i Adea Pirdeni në krye të Ministrisë së Antikorrupsionit.
Blendi Gonxhja, i cili ka marrë postin e ministrit ka bërë një reagim të gjatë në rrjetet sociale, ku shkruan se është falenderuas që i është dhënë mundësia që t’i bashkohet kabinetit Rama 3.
“Ndërsa mund të tingëllojë një kombinim disi i pazakontë portofoli ministror i sapokrijuar, sfidat e reja me të cilat po ndeshet vendi ynë kërkojnë ndërtimin e një modeli të ri planifikues ekonomik inovativ me synim përmirësimin e klimës së shërbimeve për qytetarët e biznesin, thjeshtimin e informatizimin e sinkronizuar të proceseve, duke mbështetur sipërmarrjet, tregtinë e punësimin cilësor, si dhe orientimin e strategjive ekonomike drejt thithjes së kapitalit njerëzor e financiar, duke promovuar, mbështetur e integruar vlerat e identitetit tonë kombëtar q? t? jehojë Shqipëria mike e turistike”, shkruan Gonxhja.
Ai ndër të tjera falenderon publikisht kryeministrin Edi Rama për detyrën që i ka besuar.
Postimi i plotë i Blendi Gonxhjes:
Jam thellësisht i emocionuar për votëbesimin nga maxhoranca, nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, të Dekretit Presidencial pë miratimin e propozimit të Kryeministrit Edi Rama, si Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, një vlerësim dhe besim që vjen me përgjegjësi të jashtëzakonshme e përkushtimin për të punuar me pasion e përulësi!
Krenar dhe shumëfalenderues p?r mundësinë q? më jepet për t’ju bashkuar Kabinetit Rama3, në stafetën më sfidante të PUNËS dhe SHËRBYERJES denjësisht për qytetarin dhe vendin, ku zhvillimi e mirëqënia ekonomike e sociale, pasuria intelektuale, artistike, kulturore, si dhe inovacioni teknologjik, ndërlidhen ngushtësisht, për të ndërtuar prosperitetin afatgjatë e të qëndrueshëm të vendit tonë./m.j