Momenti tronditës i ribashkimit me familjen/ 21-vjeçarja e liruar nga Hamasi thotë se rrëmbyesit e trajtuan me dashamirësi

Tetë izraelitë u liruan nga robëria e Hamasit të enjten, 55 ditë pasi u rrëmbyen në Gaza gjatë sulmit të grupit militant palestinez në Izraelin jugor më 7 tetor.

Mes pengjeve ishin dy gra, të cilat Hamasi ia dorëzoi Kryqit të Kuq më herët se gjashtë të tjerat. Dy pengjet izraelite, Amit Susana, 40 vjeç dhe Mia Shem, 21, të cilët u liruan nga Hamasi të enjten, tani janë në spitalet izraelite, tha ministria e shëndetësisë e Izraelit.

Disa orë pas lirimit të tyre, Hamasi publikoi një video të pengut izraelit Mia Shem, në të cilën ajo dëgjohet duke thënë në anglisht se rrëmbyesit e saj e trajtuan me dashamirësi.

Organizata publikoi gjithashtu videon e momentit kur katër pengje të tjerë iu dorëzuan Kryqit të Kuq.

21-vjeçarja Mia Shem, e cila ishte e para nga rreth 240 pengjet që u shfaq, dhjetë ditë pas rrëmbimit të saj, në një video të Hamasit. Ajo ishte në një shtrat dhe kishte lënduar krahun.

Videoja e momentit të ribashkimit me nënën dhe vëllanë është tronditëse.

Sipas një zyrtari izraelit, pengjet u liruan të enjten nga vende të ndryshme dhe në kohë të ndryshme, sepse ata u mbajtën në vende të ndryshme në Gaza.

Më pas, Hamasi i dorëzoi Kryqit të Kuq 6 pengje të tjerë, të cilët tani ndodhen në territorin izraelit. Sipas Forumit të Familjeve të Pengjeve dhe Personave të Zhdukur në Izrael, i cili ka publikuar emrat e pengjeve, bëhet fjalë për Sapir Cohen 29 vjeç, Shani Goren 29 vjeç, Nili Margalit 41 vjeç, Iliana Griçevski 30 vjeç. Bilal Alzidana 18 vjeç dhe motra e tij e mitur Aisha Alziantana 17 vjeç.

Mes gjithsej 8 pengjeve të liruar të enjten, tre kanë shtetësi të dyfishtë (Meksikë, Rusi dhe Uruguai), sipas zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Katarit./Liberale.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com