Ushtria ukrainase ka publikuar pamje të reja nga ofensiva ushtarake në territorin e pushtuar nga Rusia, ku shihet sesi në drejtimin e një tanku “Bradley”, të dhuruar nga SHBA, shkatërrojnë tre automjete luftarake ruse BMP-2.
Efikasiteti shkatërrues i automjetit luftarak të këmbësorisë amerikane “Bradley”, duket i frikshëm, teksa çon për skrap tre nga makineritë e blinduara të luftës së Putin.
Në videon e shpërndarë nga Brigada e Mbrojtjes Territoriale 109-të e Ukrainës, “Bradley” amerikan, i pilotuar me mjeshtëri shpëton një trupë ushtarësh të Kievit nga vdekja e sigurt.
Njësia po mbronte fshatin Stepove në rajonin lindor të Donetskut të Ukrainës, kur një grup forca të blinduara ruse zbriti në vendndodhjen e tyre, gati të hidhte breshëri municionesh mbi pozicionet ukrainase.
Pamjet treguan një treshe të BMP-ve që lëviznin drejt qytetit, duke kërcënuar pozicionet ukrainase, derisa “Bradley” me fishekët e lëshuar nga topi i tij 25 mm i bën shkrumb e hi.
Në një tjetër video të bashkëngjitur shihet një automjet “Bradley” duke shkatërruar një tank rus T-90, që është një ndër më të avancuarit që Kremlini ka dislokuar në fushën e betejës në Ukrainë.
Bradley IFV u dorëzuan në Ukrainë nga SHBA në fillim të vitit të kaluar, dhe deri në shtator u raportuan më shumë se 150 që operojnë në vijën e frontit.
/f.s