“Moment jashtëzakonisht i rrezikshëm”, ekspertët: Sulmi iranian ndaj Izraelit mund të sjellë…

Me dronët iranianë të nisur tashmë drejt Izraelit, ekspertët thonë se ky është një moment “jashtëzakonisht i rrezikshëm” për Lindjen e Mesme.

Korrespondenti ndërkombëtar i SKY News, Alex Rossi thotë se është tepër e vështirë për të bërë parashikime, por sulmi mund të sjellë një reagim zinxhir ngjarjesh, që ndezin një konflikt edhe më të gjerë.

“I kemi parë këto dronë të përdoren me efekte shkatërruese nga rusët në Ukrainë. Shpesh ato hidhen në hapësirën e një vendi për ta mbingarkuar. Sulmi mund të mbetet me kaq, por mund të jetë edhe një prelud i një sulmi edhe më të madh. Nuk është e qartë për momentin. Jemi përballë mundësisë së një lufte shtet më shtet. Dhe kemi dëgjuar amerikanë të japin garanci për sigurinë, duke theksuar se do të qëndrojnë të palëkundur krah Izraelit”, shprehet mes të tjera Rossi.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com