Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Talat Xhaferin, i cili sot u zgjodh kryeministri i parë shqiptar i një qeverie teknike, në Maqedoninë e Veriut.
Në një postim në “X”, Osmani shkruan se sot shënohet një moment historik i rëndësishëm për të gjithë komunitetin shqiptar në Maqedoninë e Veriut,.
“Sot shënohet një moment historik i rëndësishëm për të gjithë komunitetin shqiptar në Maqedoninë e Veriut, duke reflektuar kontributin e tyre jetik në shtetësinë e vendit dhe rrugëtimin drejt integrimit euroatlantik. I uroj qeverisë dhe të gjitha institucioneve të Maqedonisë së Veriut suksese”, shkroi Osmani.