Heidi, një prej banoreve më të përfolura të programit, ‘Prime-n’ e sotëm është surprizuar nga produksioni. Vëllai i saj, Deni, erdhi brenda ambienteve të shtëpisë më të ndjekur.
Mes emocionesh, ata u takuan me njeri-tjetrin. Teksa Ledioni e pyeti sesi e ka parë lojën e motrës në këtë format ai u përgjigj:
“Unë s’e kam parë shumë sepse kam mësime. Por po ecën mirë dhe për ne është fituese. Vazhdo kështu, luaj fortë. Të puthim fortë. Ndiq intuitën tënde, sepse do të të çojë te e vertëta”, ishin fjalët e Denit për të motrën e tij.