Detaje të reja janë bërë të njohura nga sherri më thikë mes dy të rinjve në zonën e Astrit në Tiranë, ku mbeti i vrarë 34-vjeçari Amaralando Hoxhallari.
Mësohet se shkak i konfliktit, është bërë një vajzë, konkretisht e dashura e autorit, 25-vjeçarit Darmian Keli.
Raportohet se 25-vjeçari goditi me thikë Hoxhallarin, pasi dyshohet se i ka ngacmuar partneren.
34-vjeçari mësohet se është goditur 4 herë me mjet prerës dhe nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, ku në Unazë të Re, është plagosur me mjet prerës shtetasi Amaralando Hoxhallari, ju informojmë se ky shtetas si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për arrestimin e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.